Zbulohet lëvizja e radhës e Ramës, ja ku pritet të jetë sot

527
Sigal

Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon sot në Vlorë propagandën me anë të zhvillimit të takimeve të paftuara me studentët në kuadrin e dilogimit me ta në një kohë kur shumica e këtyre të fundit e ka mohuar pa plotësimin e 8-të pikave që parashtron kërkesa e tyre.

Rama si duket nuk ka gjetur mbështetje në Fakultetet e Tiranës për t’a ulur të dialogojë me studentët dhe për këtë është nisur drejt Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, qytet në të cilin edhe është zgjedhur si deputet.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku disa prej këtyre të fundit ia thanë në sy shqetësimet si edhe i treguan se kishte ardhur si i paftuar në takimin me ta pasi studentët nuk ishin lajmëruar nga Rektori i Universitetit për këtë takim.

Prej tre ditësh, Rama ka ndërmarrë nismën e tij për dialog me pas dështimit të gjetjes së një zgjidhje pë 8-të pikat, nëpër studiot televizive në një kohë kur studentët nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin pasi ata kërkojnë vetëm plotësimin e të kërkesës së tyre.