Zbulohet fotoja e zyrtarit të lartë të Rilindjes, i bërë ‘dru’ me kokainë!

850
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto, dëshmi e një skandali në qarqet e larta, ku shfaqet kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Alfred Mullaraj, në gjendje të pavetëdijshme. Nga një qytetar që e ka denoncuar me foto, vihet në dukje se Mullaraj sapo ka konsumuar kokainë, pas një feste në skaf me drejtorë të tjerë; në tryezën e vogël majtas shihen “pijet”.

Ish-kryeministri Sali Berisha, për të qënë korrekt me komentuesit e shumë që kanë hedhur dyshime për vërtetësinë e lajmit, sot është kundërpërgjigjur me foto-faktin.

“Përshëndetje Elsi! – i drejtohet Berisha, komentuesve. – Miq, Elsi Balla, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e denoncimit të qytetarit dixhital dhe pyet ku e ke foton e statusit të hedhur dje me titull “Akuzon Kryetarin e Këshillit të Qarkut si narkokryetar!”, lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! – fton Berisha dhe ofron edhe foton e mëposhtme bashkë me mesazhin e saj si dëshmi.

Image

MESAZHI DENONCUES PËR MULLARAJN

Përshëndetje z. Berisha

Për të zhdukur çdo dyshim në vërtetësinë e denoncimit të qytetarit dixhital, po rivendos statusin dhe foton e narkokryetarit të Këshillit të qarkut të Durrësit.

Po ju dërgoj një foto të narkoshtetit.

Personazhi është Kryetari i Këshillit të Qarkut në Durrës Alfred Mullaraj.

Këtu është në një skaf me disa drejtorë të tjerë të lartë në Durrës dhe eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në qytet pasi ka konsumuar kokainë.

Ky është shteti, që na ka drejtuar për 6 vjet dhe që do të realizojë zgjedhje më 30 qershor.