Zbulohet emri, ja kush është socialisti që iu bashkua Bashës e Kryemadhit

517
Në nisje të protestës së opozitës u mësua se asaj do t’i bashkohej edhe një socialist.
Ai është Agim Kaca, aktivisti i PS-së që iu drejtua protestuesve nga foltorja e ngritur para Kryeministrisë, duke sqaruar pse iu largua Partisë Socialsite.
“Kjo është qeveri krimi e korrupsioni. Unë sot si qytetar i zakonshëm i bëj pyetje a është e vërtetë që ti Edi Rama ke sjellë kiriminelë në Parlamenet? T’i ke ushtruar dhunë politike në administratë dhe dëshmitar i gjallë i së cilës jam edhe unë këtu. Ne s’duhet të bëjmë asnjë hap prapa. Sot kemi nevojë për reformë në Drejtësi, por është një gjykatë që nuk korruptohet, që s’mund ta frikësojë askush, e pastër si bora e malit është populli shqiptar ta përzini nga pushteti”,-u shpreh ai.
Sigal