Zbardhet takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama

448
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, theksuan
angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të konsoliduar më
tej këtë bashkëpunim, përmes projekteve të përbashkëta në fusha si
infrastrukturë, arsim, dogana, kulturë, etj.

Disa nga fushat e diskutimit ishin zgjerimi i bashkëpunimit
strategjik tashmë të konsoliduar Shqipëri-Kosovë në fusha me interes të
përbashkët, rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, duke u bërë një shembull
për rajonin,  si dhe ecuria e agjendës së përbashkët mes dy qeverive ishin
ndër të tjera fokusi i bisedimeve mes tyre.

Presidenti Thaçi e falënderoi Kryeministrin Rama për
kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë dhe vijon të japë në mbështetje të
proceseve integruese të Kosovës, si dhe të anëtarësimit të saj në Organizmat
Ndërkombëtarë.

Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në
rajon. Presidenti Thaçi shoqërohej në takim edhe nga disa ministra të qeverisë
së Kosovës