Zbardhet takimi mes ambasadores amerikane dhe Kryemadhit

362
Sigal

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Takimi thanë burimet ka zgjatur një orë e 30 minuta dhe në fokus të saj biseda ka pasur reformën zgjedhore.

Të dyja palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e saj brenda datës 15 mars 2020, si datë e përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës për reformën zgjedhore.

Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës së bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman.