Zbardhet mbledhja e grupit të PS, Rama mesazh të qartë të tijëve: Zgjedhjet nuk shtyhen

630
Sigal

Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, ku mbledhja është drejtuar nga kryeministri. Në këtë takim Rama ua ka bërë të qartë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.

Kryeministri u ka thënë deputetëve që të fillojnë dhe te mendojnë për zgjedhjet, pasi data nuk do të ndryshojë.

Ai u ka kërkuar të gjithëve që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës. Sot në këtë takim ka munguar Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, pasi ndodhen në një vizitë në Hagë.

Kujtojmë që opozita e bashkuar është në protesta dhe shprehet se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Lulzim Basha pak ditë më parë tha se zgjedhjet në 30 qershor nuk janë të mundura, pasi as formalisht ato nuk mund të bëhen.