Zbardhet emaili/ Soros nxiti Clinton të ndërhynte në trazirat politike të Shqipërisë

497
Të tjera emaile të rrjedhura nga llogaria e Hilary Clinton, të kohës kur shërbente si Sekretare e Shtetit Amerikan, provojnë se ajo po merrte këshilla për politikat e jashtme nga aktivisti bilioner i krahut të majtë George Soros. Ky email i siguruar nga Wikileaks, por që po qarkullon së fundmi në mediat amerikane provon se si George Soros i kërkon Klinton të ndërhyjë në një situatë të trazuar në jetën politike shqiptare.
Bëhet fjalë për situatën e krijuar nga demonstrata opozitare e 21 Janarit të 2011, që Soros e cilëson në email, si ogur të keq për prishjen e rendit publik, duke i kërkuar Sekretares së Shtetit të ndërhyjë përmes emërimit të një ndërmjetësi. Soros shkon edhe më tej duke i sugjeruar Clinton emra potencialë ndërmjetësish. Dhe në fakt, rezultoi se Bashkimi Europian dërgoi në Shqipëri si ndërmjetës mes partive lidhur me krizën e “21 Janarit”, pikërisht njeriun që Soros i ka sugjeruar Clintonit në email: Miroslav Lajcak.
JA EMAILI I PUBLIKUAR NGA “AMERICAN MIRROR”
“E dashur Hillary,

“Një situatë serioze ka lindur në Shqipëri, e cila ka nevojë për vëmendje urgjente në nivele të larta të qeverisë amerikane. Ju ndoshta mund ta dini që një demonstratë opozitare në Tiranë, të premten, rezultoi me pasojë vdekjen e tre personave dhe shkatërrim pronash.

Ka shqetësimë serioze rreth trazirave të mëtejshme të lidhura me një kundër-demonstratë që do të organizohet nga partia qeverisëse të mërkurën, që do të ndiqet nga një event i opozitës dy ditë më vonë, për të përkujtuar viktimat.

Pamja e dhjetra mijërave njerëzve që vërshojnë rrugët, në një mjedis politik tashmë të ndezur, është një ogur i keq për prishjen e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit.”

Hillary-Clinton-George-Soros-email-768×555

Soros nxit Sekretaren e Shtetit të përfshijë komunitetin ndërkombëtar dhe ti bëjë presion Kryeministrit për të “parandaluar demonstrate e e mëtejshme” dhe të “ulë prononcimet publike” si dhe i kërkon emërimin e një zyrtari të lartë europian për të vepruar si ndërmjetës.

Miliarderi i krahut të majtë i dha Clinton një listë me emra potencialë, për tu caktuar si ndërmjetës: Carl Bildt, Marti Ahtisaari dhe Miroslav Lajçak.

Emaili u dërgua nga ndihmësi i Soros te Richard Verma, atëherë ndihmës i Sekretarit të Shtetit për cështjet legjislative, që ia dërgoi më pas disave prej ndihmësve kryesorë të Clinton, duke përfshirë: Huma Abedin, Jacob Sullivan, and Philip Gordon.

Sullivane përcolli emailin te Klinton.

Vetëm tre ditë pasi Clinton mori emailin nga Soros, Bashkimi Europian përfundoi dërgimin e ndërmjetësit të sugjeruar nga Soros, Miroslav Lajcak.

Ky i fundit ndërmjetësoi trazirat civile në Shqipëri-raporton BBC.


Biurimi nga “The America Mirror”
Sigal