Zbardhet dënimi i kryebashkiakut të Mallakastrës: Rrahu pronarin në Greqi

205
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Zbardhet vendimi i dënimit të kryebashkiakut të Mallakastrës në Greqi. Qerim Ismailaj, në vitin 1999 punonte në ndërtim në shtetin fqinj, në një ishull. Më konkretisht ai punonte e jetonte në ishullin grek Hiot.

Pronari që e kishte punësuar në atë kohë nuk e kishte paguar atë për një punë të bërë, për të cilën duhej të jepeshin një shumë e konsiderueshme parash.

Biznesmeni grek dhe kryebashkiaku i Mallakastrës janë takuar dhe janë përpalasur fizikisht mes tyre.

Pas kësaj, ai bëri kallëzim në polici, dhe menjëherë policia greke arrestoi Ismailajn, duke e dënuar atë me tre vite burg, dënim të cilin Ismailaj e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit që kishte dorëzuar në KQZ, gjatë zgjedhjeve lokale të 2019-tës.

Hetimet për Ismailajn nisën nga sektori për dekriminalizimin në prokurorinë e përgjithshme, pas një denoncimi të bërë nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.