Zbardhen emrat e 15 deputetëve të PD-së që firmosën për ligjin e lustracionit

113
Sigal

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projektligjin për “pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik”.

Shkresa për ligjin e lustacionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së

Deputetët që firmosën: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçjano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda  Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.

Më herët nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi theksoi për mediat se ky projektligj është dorëzuar me qëllim që funksionarët e lartë që kanë dhunuar të drejtën e shqiptarëve në komunizëm të mos jenë më në funksionet publike.