Zbardhen detaje nga programi elektoral i PD : Taksë e sheshtë, 110 mijë vende pune dhe…

225
Sigal

Një ditë para se te shpallë programin elektoral, Partia Demokratike u ka prezantuar dokumentin anëtarëve te Këshillit Kombëtar.

Mbledhja u zhvillua online për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe krahas kryedemokratit Lulzim Basha, shtyllat e programit i prezantuan edhe tre figura kryesore që morën pjesë në hartimin e tij: Jorida Tabaku, Florion Mima dhe Alfred Rushaj.

Sipas asaj që mëson Ora News nga burime brenda selisë blu, PD do të vendosë një rregull në momentin që vjen në pushtet: taksat përcaktohen në vitin e parë të qeverisjes dhe nuk ndryshojnë deri në fund të mandatit.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë se beson tek “taksa e sheshtë”, e cila do të jetë në nivelin 9%.

Përtej kësaj, PD synon që të thjeshtojë çdo procedurë dhe të heqë çdo barrierë për të ndihmuar biznesin.

Programi i PD ka përllogaritur koston për çdo premtim elektoral dhe efektin e çdo takes duke synuar që në fund të mandatit qeverisës të jenë hapur 110 mijë vende të reja puna ndërsa rritja ekonomike të jetë 5.5%.

Objektivat kryesore të janë:

  1. dyfishimi i të ardhurave për frymë,
  2. reduktimi me 50% i treguesve të varfërisë
  3. fokusi i  qeverisjes së PD do të jenë familja dhe të rinjtë.