“Zarfi”/ Ylli Dylgjeri- Tahirit: E mban mend llogarinë Limprecht? Mos u merr me fuksllëqe

317
Video e publikuar këtë të hënë, ku duket kandidati për deputet i LSI-së Viktor Tusha, duke i futur një zarf në xhep kryeplakut të dhunuar në Lezhë, ka prodhuar një sërë reagimesh në politikë, e sidomos në krahun e PS-së, e cila ka gjetur rastin për të sulmuar ish partnerët e saj.
I këtij rendi ishte dhe postimi i ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili duke hedhur videon në rrjetin e tij social, shkruante:
“Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…’’,- do të shkruante Tahiri.
Për videon në fjalë ka reaguar vetë Viktor Tusha, i cili ka hedhur poshtë akuzat e Tahirit, dhe ka sqaruar se ai zarf është pasqyrim i zakonit që kanë të gjithë në Lezhë, se filxhani i kafes nderohet.
”Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, ishte kundërpërgjigja e Tushajt.
Ndërkohë Këshilltari i LSI-së Ylli Dylgjeri, i cili i ka kujtuar Tahirit vitin 2002, kur ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Joseph Limprecht, pësoi një atak kardiak dhe humbi jetën në afërsi të Liqeneve të Lurës në Peshkopi. 
Në atë kohë, varrimi i tij u krye nën modelin dhe zakonet e shqiptarëve, e madje u hap dhe një llogari bankare për cilindo shqiptar që kishte dëshirë të “doraviste” siç e ka zakoni në raste mortore.
Ja shpjegimi i Ylli Dylgjerit:
Një video ku shihet Viktor Tushaj duke futur një zarf në xhepin e Gjovalin Gjini, kryeplakut të dhunuar në Lezhë është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…’’, shkruan ish Ministri i Brendshm Tahiri.
Meqe na keshilloni “shih e shkruaj” Ju zoti Tahiri, edhe Une pasi e pashe videon, po shkruaj lidhur me ngjarjen.
Ne vitet 2000-2004 kam qene per 4 vite Sekretar i Pergjithshem i MR. Ne keto vite ndodhen shume ngjarje per policine shqiptare. Ne keto vite shqiperia doli nga grupi i shteteve te inkriminuara dhe iu drejtua institucioneve europiane si nje partnere e re. Ne keto vite ka shume ngjarje ne jeten e vendit, por ajo qe do ju kujtoj eshte humbja e jetes ne 19 Maj 2002, nga nje atak kardiak, në afërsi të Liqeneve të Lures së Peshkopise e Ambasadorit amerikan zotit Joseph Limprecht. Në kushtet e krijuara, per arsye se ambasada e SHBA ne Tirane u ndodh e papërgatitur nga kjo humbje e shpejte, kishte nevojen edhe per asistencen e administrates se Rendit ne ceremonite per percjelljen e trupit te diplomatit te larte.
Keshtu mu caktua mua da drejtoj kete Protokoll funeber. Autoritetet amerikane ne ambasade dhe ato te asistences ne MR u kujdesen qe kjo ceremoni te zhvillohej edhe sipas tradites se vendit tone. Duke njohur sensibilitetin, (ngushellimet e publikut ne Shqiperi shoqerohen me darovitje te paqetave te cigareve, pakove te kafes dhe lekeve ne tabaka etj), Ato propozuan qe te vijoje kjo tradite duke hapur ne Banke edhe Llogarine Limprecht, per te mundesuar keshtu darovitjen e publikut. Keshtu u eliminua “zarfi i videos” qe Ju po e publikoni si “kapje korruptive” te LSI.
Rasti qe shohim ne video eshte marre aprioiri si zarf me leke siç doni te aludoni edhe Ju. Ne nuk dime çka aty ne zarf, pamvaresisht hamendesimeve. Por dime 
qe kemi nje plagosje te lehte, dhe shtepia eshte hapur per shyqyr qe shpetoi personi. Pra, nuk kemi per fat te mire vdekje te personit. Kjo mbetet per tu hetuar dhe ketu duhet shteti dhe solidariteti i Juaj dhe i publikut.
Te tjerat jane vetem fleterufera kineze dhe fukslleqe ordinere.