Zamira Çavo: Politika ia faturon popullit kaosin

424
Po përpiqen të ngjallin frikën e njerëzve se: “Po nuk u miratua reforma në Drejtësi do bëhet qameti”, “po nuk isha unë pjesë e bisedimeve do bjerë qeveria”, “po u preken krerët e politikës vendi kalon në kaos e luftë”, “mua më kanë udhëzuar në SHBA që të bëj konsensus, ndryshe bëhet hataja”, “po nuk ka konsensus, nuk ka pavarësi dhe vendi do zhytet në kriza të njëpasnjëshme…”. Kjo është strategjia e pushtetarëve sot! Asgjë nuk ndodh dhe nëse të gjithë këta faktorë bëhen bashkë! Asgjë! Por ju njerëz hapni sytë! Hapni sytë e shikoni për interesat tuaja jo sot, por nesër! Këta që nuk e kanë për turp të flasin e të bëjnë presion sot dhe po sot t’i mohojnë të gjitha, nuk duan t’ia dinë për kurrfarë njeriu! Jo më për ne të gjithë! A nuk vepronte kështu dhe Enveri? Po Berisha? A nuk u futëm në “luftën” pa sens në 1997? Çfarë mund të bëjmë? Shumë. Së pari të mos na kapë paniku se çfarë do të ndodhë! Nuk ka bisede tjetër kudo ku shkon përveç këtij ankthi të paparë social. Më tej kur ta kemi në dorë, të mendojmë një mijë herë para se të vendosim fatin tonë! Hapni sytë e shikoni! Ndryshe një ditë do themi edhe ne: “Rroftë Erdogani”!
Sigal