Yuri Kim: SHBA në krahun tuaj për zbatimin e reformës në drejtësi

475
Sigal

Gjatë fjalës së saj Kim tha se, në takimet e saj me drejtues të lartë të vendit ka përmendur më së shumti reformën në drejtësi.

Gjithashtu, ambasadorja Kim u shpreh se, po punohet që të fitohet besimi i publikut se punët do të bëhen me integritet dhe paanës.

Yuri Kim: Përgjatë 9 ditëve që kam qenë këtu kam takuar shumë persona duke filluar nga presidenti i republikës, kryetari i kuvendit, kryeministri, me një numër të madh ministrat, përfshirë edhe ministren Gjonaj. Në fakt kam pasur nderin të takohem më ju, jam bërë një si një magnetofon i prishur i cili ka këmbëngul në rëndësisë e reformës në drejtësi dhe sulmit që do t’i japë korrupsionit.

Falënderoj ministres që na mblodhi. Për të folur për drejtimin e rëndësishme që duhet të ndjekim në reformën në drejtësi. Falënderoj ambasadorin Soreca për fjalim e tij të ngrohtë dhe për fjalë në lidhje me reformën ne drejtësi, ne jemi në krah të njeri tjetrit.

Pavarësisht se nëse jemi gjermane, shqiptarë, amerikanë, jemi shërbyes publik dhe jemi këtu për të shënuar kauzën e drejtësisë për të gjithë. Po punojmë që të sigurojmë besimin e publikut se do ti bëjmë punët tona me integrim dhe paanësi. Në anglisht kemi një thënie me peshë: shërbejmë drejtësi. Nëse e shihni rrënjët e shprehjes, do të thotë në një çështje ligjore jepet drejtësi.

Po ashtu, ambasadorja Kim përsëriti edhe njëherë së SHBA është në krah të Shqipërisë në këto momente kur duhet të zbatohet reforma në drejtësi.

Yuri Kim: Soreca kishte të drejtë. Ju mbani shpesën e popullit shqiptarë në dorë. Të hënën thashë se SHBA në momente kritike SHBA ka qenë në krah të Shqipërisë. Në këto momente që përpiqeni të zbatoni reformën në drejtësi është ky moment. Dua t’u them se në jemi me ju krah për krah.

Për shumë prej nesh, kush shoh këtë sallë me juristët më të mirë, besoj se Skënderbeu dhe Xhorxh Washington, por jeni edhe ne prag të diçkaje të rëndësishme. Besoj se shpirti i Skënderbeu është gjallë ne vendin tuaj si dhe fryma e Xhorxh Washington është këtu. Prandaj do ju kërkoj që këta të dy janë këtu dhe së në frymën e tyre, është e rëndësishme të mbani vendosmëri dhe mirësinë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u betuar pak ditë më parë si ambasadorja e re e SHBA-së në Shqipëri dhe në fjalim e parë të saj këtu po ashtu përsëriti se është krah për krah me shqiptarët.