Yuri Kim: Detyrë e SPAK të hetojë inceneratorët, provat janë paraqitur, tani…

297
Sigal

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin Opinion, deklaroi se shumë shpejt do të shihen të tjera rezultate nga SPAK.

“Do të thotë që në muajt e fundit, kemi parë SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.

Mendoj që njerëzit kanë të drejtë të jenë të frustruar. Më herët theksuat ‘katër vjet e katër muaj’ është një kohë e gjatë, por në javët dhe muajt e fundit kemi parë çështje që janë ngritur, që po ndiqen penalisht, dhe mendoj se do të shohim disa rezultate,” tha ajo.

E pyetur për aferën e inceneratorëve, ajo përsëriti dy herë të njëjtën gjë.

“Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej,” tha ajo.