Ylli Manjani: Nuk ka më skema, kush voton nesër i shërben vetëm dikaturës

589
Sigal

Nga Ylli Manjani – Ju bëjnë presion bisneseve që të votojnë partinë shtet?!

E ç’a pastaj?!

Ça do me thënë kjo?! Që sa gjynah ata të shkretët, ti falim e ti lejmë të votojnë?!

Jo or jo!

Kush do diktaturën shkon e voton e s’i jep askujt llogari. Po ashtu kush do demokracinë nuk ja hedh as qyrret pleh-votimeve të partisë shtet!

Është fare e thjeshtë. Nuk ka asnjë komplikim. O me diktaturën, o me demokracinë.

Rrugë të mesme nuk ka! Hesapet i bën secili me kokë të vet. Nëse për të bërë bisnes me paret e tua nuk mjafton për të kuptuar nevojën për demokraci, është e kotë që ti mbajmë hallin ne të tjerët.

Varianti që “nuk dua po skam ç’bëj”, nuk bën punë fare. Po aspak!

Ndaj boll me variante e skema. Është momenti të ndahet njëherë e mirë kjo punë, që edhe politika të mos ketë iluzione demokracie me skema e me të shkelme syri!

Edhe njëherë: Kush voton nesër i shërben vetëm dikaturës dhe pikë…