Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se biznesmeni Fanccesko Becchetti ka fituar 109 milionë euro nga qeveria “Rama” për mbylljen e televizionit, por këto nuk janë proceset e vetëm.
Manjani shprehet se janë dhe dy gjyqe të tjera në arbitrazh mes biznesmenit italian dhe qeverisë “Rama”, fitimi i të cilave mund të rëndojë buxhetin e shtetit.
“Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit. Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi… Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!”,- deklaron Manjani.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!
Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.
Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.
Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…
Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!
Janë edhe dy vendime dënimi që priten të shtojnë detyrimin për të paguar.
Makth i vërtetë!
E gjitha kjo si rezultat i vendimeve të gabuara të qeverisë dhe të institucioneve të shtetit!
Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.
Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.
Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.
Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!