Ylli Dylgjeri : Shteti pasi të vret, të shpall Dëshmor!

350
Sigal

Dikur, në viti 2003, jam trajnuar në një nga bazat militare te Kanadase. Military Base Borden Ontario. Në kursin tim kishte edhe nje ushtarak të lartë nga Tailanda. Një ditë duke diskutuar për protestat dhe se a është e vërtetë që protestat e demonstratat i ndryshojnë regjimet nëse drejtuesit insistojnë në to, debati morri përmasa. Oficeri tailandez pasi dëgjoi diskutimet ndërhyri: Në vendin tim, demostratat dhe protestat janë të vazhdueshme. Janë sigurisht edhe të dhunshme. Por meqë ligji ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë popullsinë, në protesta merr pjesë edhe ushtria për ti thyer ato. Shërbimi Ushtarak është 1 vit. Kështu, 1 vit merr pjesë si protestues dhe vitin tjeter si thyes protestash. Ose, 1 vit i rrahim ne shoket në protesta dhe vitin tjetër na rrahin shokët ne….
E tregova këtë shëmbull për të thëne se edhe Unë një herë kam marrë pjesë për ruajtjen e institucioneve nga dhuna e PD dhe kur bëmë aleancë me PD kam qëne pjesë për ti mbrojtur nga dhuna e PS-së. Më thjesht, para 10 viteve në 21 Janar kam qënë në zyrë, në Ministri, ashtu siç kam qënë në zyrë në Kryeministri kur sulmonte PD-ja më arkivol te dera e saj. E kam pêrjetuar e kaluar sulmin mbi institucionet disa herë. I kam parë edhe forcat e Gardës dhe ato speciale ne sy, në momente të vështira e të pakontrollueshme, por 21 janari ishte një demonstrim që kërkoi sherr, që dogji, rrahu, goditi, policinë e gardën, ashtu si edhe garda goditi dhe vrau demostruesit.
Nuk mund të më mbushë mëndjen sot as Taulant Balla e as Andi Bushati se aty nuk u shkëmbye dhunë. Apo se nuk u nxit ajo. Palët, me në krye fshataret e mbi e nenShkodres e te tjere te dehur, ishin të egërsuara për të tejkaluar forcën. Dhe në fund, pikërisht atëhere kur u duk se turma po shpërndahej ndodhi gjëma. U vranë demonstrues. U vranë jashtë murrit rrethues të Kryeministrisë. U vranë në bulevard. Një ditë më parë, nje idhtar orator, ish i dënuar i regjimit, në emer të PS therriste në një TV, Spartak Ngjela :“Janë vrarë tre vetë? Edhe 13 mijë mund të vriten për një ideal e për një kauzë”. Pra, u provokuan. Ndodhi. Garda hapi zjarr!
U vranë nga shteti 4 demostrues. Rama kishte ikur… Këto 4 vrasje sot, pas 10 viteve, u shpallen Deshmor të Atdheut! Por sot kemi akoma të nxehtë vrasjen nga shteti, nga policia te Klodian Rashës. A do te shpallet Rrasha Dëshmor i Atdheut? A do të ketë reflektim?Merre detyrë shtëpie Zoti Rama.