Xhozef DioGuardi/ Ish-Kongresmeni amerikan flet për pluralizmin shqiptar, NATO-n, BE, dhe raportet me Berishën dhe Ramën

157
Sigal

DioGuardi :  “Rama, “është më shumë i interesuar për pushtet dhe para”

Përgatiti Beqir Sina – New York

Në një intervistë të gjatë për televizionin kombëtar Vizion+ në Tiranë, Themeluesi dhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane (AÇL), Xhozef DioGuard(Joesph J. Dioguardi), ka folur mbi origjinën e tij, shkollimin e tij, dhe më tutje ai flet për futjen e tij në politikë, duke e nisur me ngjitjen e tij në rangun më të lartë si ligjëvënës në Kongresin Amerikan,1995/98. Në këtë intervistë ai sjell kujtime mjaft interesante, dhe disa prej tyre të rrëfyera për herë të parë, lidhur me Kosovën, dhe çështjen shqiptare. I pyetur  për Sali Berishën, dhe Edi Ramën…. DioGuardi, edhe kësaj radhe edhe pse në moshë të shtyrë, por duket se është i”ri” e energjik, dhe me një vullnet të madh, dhe me zemër e me shpirt të madh, për Kosovën dhe shqiptarët kudo janë në trojet e tyre etnike”. Joseph J. DioGuardi në profesion është një kontabilist publik i certifikuar amerikan dhe një politikan republikan. DioGuardi, shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve që përfaqësonte distriktin e Kongresit të 20 -të të Nju Jorkut nga viti 1985 në 1988.

DioGuardi : Shqipëria, anëtare e NATO-s, por hapi i saj është që të bëhet anëtare e BE-së.

Duke folur për Sali Berishën, politikani republikan, Joe DioGuardi, – kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane, thotë se : “Ne jemi përpjekur shumë t’a bëjmë Shqipërinë, një vend demokrat! Dhe, që Sali Berisha të zgjidhej- dy herë në 1991/92′. Në 1991 unë isha i deleguar me delegacionin nga Ëashingtoni, që do të monitoronte zgjedhjet dhe i thashë kongresistit Tom Lantosh ( vdiq në Janar 2008), se këto zgjedhje, nuk do të jenë të mira, sepse komunistët vazhdojnë të kontrollojnë të gjitha mediat. Media e atëhershme  Zëri i Popullit, dhe ajo pak medie që ishte atëhere, televizioni e radio shtetërore, ishin të kontrolluara të gjitha nga komunistët, dhe Berisha e demokratët nuk kishin mundësi të tregonin historitë e shqiptarëve, dhe të linin sado pak mundësi për Sali Berishën e partinë e tij demokratike, për të bërë fushatë. Kështu, që, i anashkaluam ato zgjedhje, dhe unë duhesha të kthehesha persëri në 1992, që përsëri të punoja me Berishën që ai të zgjidhej dhe të kapte edhe një sukses.

Xhozef DioGuardi: Filozofia ime, ndryshon shumë nga Edi Rama, shprehet ai duke u përgjigjur, sepse : ” Edi Rama, do që të kontrollojë gjithçka në Shqipëri si diktator . Ai kontrollon, shtypin, ai kontrollon juridiksionin (drejtësinë – gjykatat, dhe organet ligj-zbatuese), dhe kjo nuk është demokracia, që ne kemi në Amerikë. Por, kur flasim për Ramën, mendoj se ai “është më shumë i interesuar për pushtet dhe para”. Dhe, kjo nuk është mënyra ime e të menduarit pwrfundon DioGuardi!

E dini çfarë më tha ai, në 1993, rrëfehet DioGuardi ; ” Ne kemi nevojë të bëhemi pjesë e Nato-s”. 

Duke menduar se Berisha, do të punonte me mua, andaj u ktheva në 1993 dhe 94-ën.” Në përgjigje të kësaj pyetje, DioGuardi, tregoi se në fakt në se e shikoni në YouTube, ai ka disa intervista me Berishën.  Madje ai e ka pyetur Berishën se “Çfarë, dëshironte të bënte ai për Shqipërinë?- Çfarë ishte gjëja më e rëndësishme për Shqipërinë ?”. Prej kësaj ,- tha DioGuardi “unë, fillova që të loboj ta bënim Shqipërinë, për t’u bërë pjesë të Natos. Ngase, pashë se Berisha ishte mjaft i zgjuar për të kërkuar atë gjë, se dinte që NATO do të ishte aty, dhe do të shtohej prezenca me trupat e Natos. Pra, do të ishin trupat amerikane në Shqipëri.” Në vazhdim DioGuardi tha se : ” Të njëjtën gjë bëmë edhe me Kosovën, ku lobi ynë(Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane) bëri atë që të ngrihej Bondestili në Kosovë, pas çlirimit, që të kishte ushtarë amerikanë në Kosovë. Kampi Bondestil tash është aty, në një kohë që Turqia, atëhere kishte lakmi, pasi kërkonte të merrte “pushtetin” e kësaj baze ushtarake në Kosovë. Ishte koha ku Shtetet e Bashkuara, po kërkonin t’i tërhiqnin trupat e saj nga Europa, dhe për pak sa nuk ndodhi! Unë, shkova të kryetari i Senatit për mbrojtjen, pasi njihja Bob Mëjkan, dhe senatorin me ndikim atëhere në Senat John Mçain ( ish kandidat republikan për President), shkova të flisnim së bashku me Shirlin(bashkëshorten time), shkuam për t’i thënë se nuk mund që të ikin Amerikanët, dhe tua lënë Bondestilin Turqëve. Sepse, atëhere shqiptarët do të humbisnin aftësinë për të pasur kontakte të drejtpërdrejta me trupat dhe komandantët ushtarak amerikan, që ishin në Kosovë. Për fat të mirë kur unë dhe Shirli, erdhëm në Uashington, ishin Bob Mëjkan, dhe John Mçain, me që ra fjala, në takimin me ta, që na garantuan se do ta vazhdonin mbrojtjen e SHBA për Kosovën, duke pasur atje, edhe sot që po flasim bazën më të madhe në Ballkan amerikane dhe ushtarët amerikanë janë në Kosovë”.

Po sot si është marrëdhënia e juaj me qeverinë e Shqipërisë, dhe atë të Kosovës?

Kjo ishte pyetja që e “ngacmoi” politikanin republikan amerikan,  themeluesin dhe kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane, Xhozef DioGuardi, të flasë “ashpër” për Edi Ramën; “Jo shumë marrëdhënie me qeverinë e Shqipërisë ( Qeverinë Rama), ngaqë filozofia ime, ndryshon shumë nga Edi Rama, shprehet ai duke u përgjigjur, sepse : ” Edi Rama, do që të kontrollojë gjithçka në Shqipëri si diktator . Ai kontrollon, shtypin, ai kontrollon juridiksionin (drejtësinë – gjykatat, dhe organet ligj-zbatuese), dhe kjo nuk është demokracia, që ne kemi në Amerikë. Kështu, që, ai nuk më beson mua dhe unë nuk e besoj atë”. Kështu, që në parim ne nuk punojmë së bashku. Mirë, po, do të dëshiroja të gjeja dikë, një njeri të mirë që të punojë. Më përpara kemi pasur me të ndjerin Pjetër Arbnori, lidhje të mira. Ai ishte kryeparlamentar dhe unë pata një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, me disa intervista isha unë që ja prezantova ish kongresistit Benjamin Gillman”. Në marrëdhëniet e tij, me qeverinë e Shqipërisë, politikani republikan amerikan, Xhozef DioGuardi, është shprehur tekstualisht : “Por, kur flasim për Ramën, mendoj se ai “është më shumë i interesuar për pushtet dhe para”. Dhe, kjo nuk është mënyra ime e të menduarit!