Xhixho: Të dielën mos neglizho, shko voto LSI pasi ky është shansi për të patur një të ardhme të sigurtë këtu në Shqipëri!

361
Kandidatja e LSI-së në listat për deputet, në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho ka zhvilluar ditën e djeshme një sërë takimesh në bizneset e Fierit për të shpërndarë programin e LSI.E shoqëruar nga të rinjtë e LRI Fier ka informuar bizneset por edhe qytetarët për mundësitë që ofron ky program.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, Erisa Xhixho është shprehur se ky program është konkret dhe prek çdo shtresë të shoqërisë ndaj është e thjeshtë tu shpjegosh njerëzve pse duhet të votojnë LSI.

“LSI propozon ulje të tatimit mbi fitimin, ulje të takses mbi të ardhurat, promovim të një arsimi cilësor për të rinjtë dhe rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë” ka shkruar Erisa duke shtuar se këto propozime krijojnë vende të reja pune dhe një ekonomi të qëndrueshme.

Në përfundim u ka bërë thirrje të gjithëve që të shkojnë të votojnë për LSI ditën e dielë duke mos e neglizhuar këtë ditë.

Statusi i plotë
Është e thjeshtë tu shpjegosh njerëzve pse duhet të votojnë LSI pasi programi ynë është konkret dhe prek çdo shtresë të shoqërisë. LSI propozon ulje të tatimit mbi fitimin, ulje të takses mbi të ardhurat, promovim të një arsimi cilësor për të rinjtë dhe rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë. Propozime këto që të gjitha së bashku krijojnë vënde të reja pune dhe një ekonomi të qëndrueshme për tu dhënë një shans të gjithëve.

Ndaj të dielën mos neglizho, shko voto LSI pasi ky është shansi për të patur një të ardhme të sigurtë këtu në Shqipëri!

#VotoNumrin1 #VotoLSI
Sigal