Erisa Xhixho, deputetja e PL është shprehur në një postim se shpopullimi masiv i vendit dhe ikja e trurit, është axhenda kryesore e Edi Ramës.
Xhixho ka theksuar se në një raport të Bankës Botërore konstatohet se 45% e të arsimuarve në universitete kanë emigruar
Postimi:
Shpopullimi masiv i vendit dhe ikja e trurit, axhenda kryesore e Edi Ramës.
Një raport i Bankës Botërore konstaton se:
45% e të arsimuarve në universitete kanë emigruar
Më shumë se 1/3 e personave me arsim të lartë emigrojnë
Shqipëria renditet krah Bosnjës, Kazakistanit dhe Moldavisë për largimin e të arsimuarve nga vendi
Kësaj qeverie që e ka braktisur arsimin, duke i detyruar më shumë se 30% të maturantëve të zgjedhin emigrimin, i intereson shpopullimi i vendit .
Duke ia bërë të pajetueshme Shqipërinë shtresës së mesme, përmes taksave si ajo e profesionistëve të lirë, qeveria po nxit largimin e të arsimuarve.
Mungesa e mundësive dhe meritokracisë i detyron çdo vit mijëra prej tyre të marrin rrugën e emigrimit.
Një vend pa të rinj dhe pa intelektualë është garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend.
Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë nuk ka asnjë politikë për të mbështetur arsimin apo për të frenuar ikjen e shqiptarëve, ndaj detyra e çdo qytetari patriot sot është të ndëshkojë sa më parë këtë bandë qeverisëse.