Xhixho: Një ditë e trishtë, nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese nuk do të kishte ndodhur

347
Sigal

Nënkryetarja  e LSI, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar

Kjo ishte nje dite shumë e trishtë, një dhimbje shumë e madhe. Në orën katër të mëngjesit në një formë dhe mënyrë të patolerueshme forcat e policisë me qindra e mijëra në mes të errësirës ashtu siç di ti bëjë kjo qeveri veprimet e saj. Kam parë lot njerëzish, kam parë artistë të cilët e kanë përjetuar padyshim me dhimbje një humbje jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë. Atij Teatri Kombëtar një vlerë historike, pjesë e trashëgimisë tonë kulturore, pjesë e identitetit tonë. Janë tërhequr njerëzit zvarrë, qytetarë të thjeshtë, artistë, janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e çdo shtetasi sot dhe padyshim mund të them që sot u shkelën, u nëpërkëmbën, çdo normë e shtetit të së drejtës.Në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese, prishet Teatri Kombëtar, prandaj nuk kemi Gjykata dhe prandaj kjo qeveri nuk i do gjykatat. Se po të kishim Gjykatë Kushtetuese sot do të kishim nje vendimmarrje për gjithë procesin e vendimmarrjeve të qeverisë apo të Bashkisë për vendimin e prishjes së Teatrit. Nuk u bë nje referendum, nuk u degjua zëri i qytetarëve. Duke treguar mjaft qartë qe jemi në një sundim, jemi në një regjim ku nuk kemi as Parlament as Gjykata, nuk kemi as shtyllat kryesore të një shteti të së drejtës, ku nuk dëgjohen europianët. Dje dhe pardje janë raportuar Komisionerja e Kulturës së BE, gjithashtu zëdhënsja e Komisionit Europian, kanë apeluar për dialog, sepse ajo është e vetmja formë demokratike që shtetet europiane njohin në situata të tilla ku ka një sensibilitet publik. Është një vepër publike shumë e rëndësishme për qytetin për mua dhe për gjithë qytetarët shqiptarë. Askush nuk u dëgjua por në formën më brutale me dhunë, ashtu siç është mësuar kjo qeveri të drejtojë pa pyetur për ligje, për Kushtetutë, për ndjeshmërinë qytetare erdhi dhe sot kemi një ngrehinë dhe një dhimbje shumë të madhe.
Ka pasur takime të njëkohshme dhe me zhvillimet këtu nga përfaqësues të partive politike përfshirë dhe zonjën Kryemadhi. Ka një vendimmarje brenda strukturave të LSI se si do të vazhdohet kjo mbështetje?
Po ka mbledhje te koalicionit opozitar, padyshim që ne kemi qenë që në orët e para të mëngjesit. Kemi qenë edhe ditë të tjera, prej 27 muajsh që kjo qëndresë qytetare, për mua një shembull qytetarie sesi mbrohen kauzat e sesi qytetarët mbrohen me mish e me shpirt, lotët e Neritan Licaj janë të paimagjinueshme dhe shumë dhimbje për të gjithë ne. Të shohësh ato aktorë që janë modele frymëzimi dhe shembull për çdo të ri e çdo të re dhe për çdo qytetar. Do të kemi një vendimmarje të koalicionit opozitar që do të bëhet shumë shpejt i ditur edhe për qytetarët por qëndresa jonë krah këtyre qytetarëve për të rimëkëmbur Shqipërinë, për të rikthyer institucionet legjitime dhe shtetin e të drejtës dhe mbi të gjitha dinjitetin njerëzor. Sot është nëpërkëmbur dinjititeti njerëzor janë shkelur të drejtat e njeriut, në kohë pandemie, ku të gjithë organizatat e Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Europës apelojnë për një trajtim njerëzor, për masa njerëzore kemi parë sesi rrihen gra e vajza në mes të qytetit.