Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan në Facebook për një takim në Parlamentin Britanik patëm kënaqësinë të takoheshim dhe të diskutonim me kryetarin e delegacionit parlamentar britanik në Unionin Ndërparlamentar, z. Dan Carden, dhe me deputetët, z. Jacob Collier, z.Richard Holden dhe z. Euan Stainbank.
Xhixho: Në Parlamentin Britanik patëm kënaqësinë të takoheshim dhe të diskutonim me kryetarin e delegacionit parlamentar britanik në Unionin Ndërparlamentar, z. Dan Carden, dhe me deputetët, z. Jacob Collier, z.Richard Holden dhe z. Euan Stainbank.
Shpreha mirënjohjen për gjithë mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë, me bindjen se forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve mbetet thelbësor për zhvillimin e demokracisë dhe shtetin ligjor në vend.Me kolegët britanikë analizuam edhe ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ku theksova se përmbushja e detyrimeve që ka vendi, duke filluar nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mbetet thelbësore për avancimin e procesit.
Pjesë e diskutimit ishin edhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe sulmi terrorist në veri të Kosovës. Në mënyrë të veçantë, u ndala te rreziku i ndikimit rus në rajon dhe vlerësova qëndrimin e Britanisë, e cila ka dënuar sulmin terrorist në Zubin Potok.