Xhixho: Gratë për këtë qeveri janë fasadë, LSI ka një plan për fuqizimin ekonomik

281
Sigal

Sipas një raporti të fundit nga INSTAT, ka rënë numri i grave të vetëpunësuara. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se gratë për qeverinë ”Rama 2”, janë fasadë dhe se humbja e vendeve të punës si pasojë e mbylljes së mijëra bizneseve, tregon se mungon vullneti për të krijuar vende të reja pune.

Sipas saj, rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ai do të vijë para së gjithash nga fuqia e votës së grave dhe vajzave të cilat kërkojnë shanse dhe mundësi në vendin e tyre.

”LSI ka një plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave duke i mbështetur ato me akses më të madh në kreditim, politika fiskale për bizneset për të stimuluar punësimin e grave duke çliruar ekonominë nga monopolet e duke e bazuar në konkurrueshmerinë e ndershme dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”.

Postimi i plotë

Gratë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja. Krizën më të thellë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi po e vuajnë më së shumti gratë. Humbja e vendeve të punës si pasojë e mbylljes së mijëra bizneseve, rënia e numrit të grave të vetpunësuara përmes hapjes së një biznesi, ndërkohë që 24,6 % punojnë pa pagë në bizneset familjare niveli me i ulet në 4 vjet.

Në 2019 përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6%, shifer kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%. Gjithashtu dhe bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie. Në 2020 sipas INSTAT bizneset e drejtuara nga gratë kanë qënë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qënë 29,7% ka nje ulje me 4,3% pikë.

Kjo panoramë e mjerueshme tregon qartë se gratë për këtë qeveri janë fasadë, se është e paaftë dhe nuk ka vullnet që të krijoj vende të reja pune pasi qellimi primar për të janë vjedhja, korrupsioni dhe përqëndrimi i ekonomisë tek oligarkët afër saj.

LSI ka një plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave duke i mbështetur ato me akses më të madh në kreditim, politika fiskale për bizneset për të stimuluar punësimin e grave duke çliruar ekonominë nga monopolet e duke e bazuar në konkurrueshmerinë e ndershme dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ai do të vijë para së gjithash nga fuqia e votës së grave dhe vajzave të cilat kërkojnë shanse dhe mundësi në vendin e tyre.

Sëbashku mundemi💪