Xhelal Mziu triumfon në Dibër/ Drejtuesi politik i PD-së ne Dibwr arrin suksesin e madh dhe fiton mandatin e tretë, duke shpartalluar “dosjen 184”

Mbrëmë në mesnatë u bënë të njohura rezultatet e votimit në Qarkun e  Dibrës, ku drejtuesi politik dhe kandidati për deputet në Qarkun e Dibrës Xhelal Mziu, triumfoi, duke fituar edhe mandatin e tretë dhe lë PS-në me 2 mandate. Deri në atë orë, të gjitha rezultatet e publikuara nga KQZ-ja i jepnin mandatin e tretë PS-së, por si duket, KQZ-ja kishte votuar kutitë e KZAZ, që ishin të garantuara për PS-në. Kujtojmë, se kryeministri Rama, fillimisht kishte caktuar drejtuese politike në Qarkun e Dibrës, ministren Olta Xhaçka, e cila përdori edhe helikopterët e ushtrisë për fushatë elektorale, por, pasi u bë me dije se Xhelal Mziu u caktua drejtues politik dhe kandidat në Qarkun e Dibrës, ministrja Xhaçka “dha dorëheqjen” nga Dibra dhe iku në Qarkun e Korçës.  Ky triumf elektoral i Xhelal Mziut, ka rëndësi të veçantë, pasi Dibra është nxirë në dosjen “184”, ku në zgjedhjet elektorale të 2016-s, shumë ministra, deputetë të ‘Rilindjes’, në bashkëpunim me njerëzit e botës së krimit, ushtruan shantazh ndaj elektoratit, blenë votat. Edhe në zgjedhjet e 2017,  PS-ja po me këto makinacione të manipulimit të votës, kishte fituar 3 mandate. Puna elektorale e Xhelal Mziut në Qarkun e Dibrës, takime me banorë në çdo shtëpi, me çdo fshat, dhanë rezultatin zgjedhor të mbrëmshëm, duke fituar edhe mandatin e tretë për PD-në dhe duke shënuar një kthesë të madhe edhe në rezultatin zgjedhor të vendit, ku tashmë PD-ja i afrohet shumë rezultatit të PS-së. Përmbysja e djeshme elektorale e Xhelal Mziut në Dibër, mund të shënojë edhe kthesën dhe fitoren elektorale të PD-së.

Sigal