Xhelal Mziu: Së bashku me Kryeministrin fitues të zgjedhjeve që do të zhvillohen Lulzim Basha, takime në qytetin e Kamzës!

427
Sigal

Ish-kryebashiaku dhe Kryetari i PD së Kamzës përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije takimet e zhvilluara ditën e sotme në qytetin e Kamzës, së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Mziu shprehet se: Së bashku me Kryetarin e PD dhe opozitës shqiptare zotin Lulzim Basha, por dhe Kryeministrin fitues të zgjedhjeve që do të zhvillohen shumë shpejt, në takime me bizneset e vogla në qytetin e Kamzës!
Një situat mjerane, shumë më keq se në kabul, por jo për shkak të luftës, por të RamaVirusit!

Ja postimi i plotë:

Së bashku me Kryetarin e PD dhe opozitës shqiptare zotin Lulzim Basha, por dhe Kryeministrin fitues të zgjedhjeve që do të zhvillohen shumë shpejt, në takime me bizneset e vogla në qytetin e Kamzës!
Një situat mjerane, shumë më keq se në kabul, por jo për shkak të luftës, por të RamaVirusit!
Me mijëra qytetarë të papunë, me qindra biznese të falimentuara e të zhytura në lista borxhesh të pafundme.
Ulje e fuqisë blerëse dhe varfëri ekstreme, ikje masive legalisht e ilegalisht në vendet perëndimore, mungesë investimesh, zero shërbime ndaj qytetarëve dhe persekutime politike, rritje të taksave, tatimeve, energjisë elektrike, ujit, naftës, tarifave të shkollimit, heqje nga skema ndihmës ekonomike, etj kjo është sot, panorama e Kamzës!
Jo vetëm demokratët por dhe mjaft socialist u bënë pjesë e takimit apo e ndarjes së shqetësimeve me ne, sepse kanë shpresë dhe besim tek fjala dhe premtimi i mbajtur!
Platforma Basha është e vetmja zgjidhje për qytetarët e Kamzës dhe gjithë shqipërisë!
Familjet në nevoj nuk do braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita.
Tatim fitimi do të ulet nga 15% në 9%, sigurimet shoqërore do të ulen në 18%, paga minimale mbi 300 €, pensioni mbi 250 €
Do ulet energjia elektrike, nafta dhe çdo tarifë tjetër ndaj qytetarëve.
Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë një tjetër prioritetet i Partisë Demokratike.

Së bashku me Kryetarin e PD dhe opozitës shqiptare zotin Lulzim Basha, por dhe Kryeministrin fitues të zgjedhjeve që do…

Gepostet von Xhelal Mziu am Mittwoch, 17. Juni 2020