Xhelal Mziu: Qytetarët e Dibrës do t’i japin shuplakë PS-së

213
Sigal

Xhelal Mziu, drejtuesi politik dhe kandidati për deputet i PD në Qarkun e Dibrës u takua dje me banorë të Dohoshishtit. Mziu shkruan se prej vitesh vuajnë për pikë të ujit! Qeveria dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë. Megjithëse janë njerëz punëtorë, nuk janë mbështetur me subvencione prej 8 vjetësh! Xhelal Mziu:Takim me banorët e Dohoshishtit, bastionit të Partisë Demokratike, të cilët do t’i japin një  shuplakë të fortë Rilindjes që i ka braktisur prej 8 vitesh. Prej vitesh vuajnë për pikë të ujit! Qeveria dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë.  Fshati është ndarë si Mitrovica, gjysma i asfaltuar dhe gjysma me rrugë skandaloze! Mungojnë kanalizimet! Megjithëse janë njerëz punëtorë, nuk janë mbështetur me subvencione prej 8 vjetësh! Me një shi të lehtë apo me pak centimetra borë thyhen shtyllat, këputen telat pasi në to nuk është investuar kurrë. Kjo braktisje Rilindase, ndodh sepse e konsideron pushtet të blerë pasi u bleu votën! Solli në Dibër dhe ngriti mentalitetin e “të keqit”, solli banditët që mbollën hashashin, solli në krye të institucioneve injorantët, solli hajdutët në pushtet! 25 prilli pika e kthesës së madhe! 25 prilli REFERENDUM popullor. Qeveria Basha do të mbështesë bujqësinë , zhvillimin e arsimit dhe rindërtimin e shkollave e kopështeve. Do të ndërtohet infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm dhe vaditës.