Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu nëpërmjet rrjetit të tij social, ka ndarë disa pamje të pazarit të Dibrës dhe shprehet se nuk ka asnjë standart minimal, qoftë për shitësit e produkteve ashtu dhe për blerësit.
“Pazari i Dibrës, më keq se pazari i Roskovecit, asnjë standart më minimal, qoftë për shitësit e produkteve ashtu dhe për blerësit.
🔸️Shitje të produkteve në mes të rrugës, pa asnjë standart më minimal, as tezga, as objekt, as ujë, as drita, as standarte minimale higjeno-sanitare,etj.
🔸️Sikur të mos mjaftoj kjo, makinat, janë kthyer në një problem shqetësues si për shitësit ashtu dhe blerësit e produkteve.
🔸️Qeveria e rilindjes lokale dhe qendrore nuk shqetësohet aspak për kushtet e tregut, standartin dhe infrastrukturën e tregut.
🔸️ Rilindjes nuk i intereson as tregu, as qytetarët Dibranë, as siguria ushqimore, por i interesojnë vetëm votat e qytetarëve Dibranë, sa herë që ka zgjedhje.”