Xhelal Mziu: Paketa me efekt të menjëhershëm për përballimin e krizës.Pezullim të faturave të dritave dhe të ujit

439
Sigal

Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu përmes një reagimi në rrjete sociale ka shpëndarë paketen e kreut të opozitës për përballimin e krizës si pasojë e koronavirusit.

Ja postimi i plote:

Lulzim Basha, propozon paketën që ndihmon qytetarët dhe ekonominë të mos bjerë në kolaps për shkak të koronavirusit:

Masa fillestare me efekt të menjëhershëm:

1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
2. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
3. Përjashtimin nga tatim-fitimi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
4. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
5. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
6. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këto janë masa që propozojmë me efekt të menjëhershëm.

Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.

Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjatë këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shuëm për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëjmë thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.