Xhelal Mziu: Mosndërhyrja e Rilindjes për rinovimin e kartave, krim zgjedhor

111
Sigal

Mbi 455 mijë shtetas me karta identiteti të pavlefshme ditën e zgjedhjeve! Qeveria e rilindjes asnjë ndërhyrje për pajisjen me karta apo rinovimin e tyre! Mijëra demokratë nuk morën pjesë në votime! Ky është krim zgjedhor!

Bëhet fjalë për ata shtetas, të cilët pavarësisht se dispononin letërnjoftim elektronik, iu kishte kaluar afati i vlefshmërisë, nuk u pajisën me karta të reja!

Por, kemi dhe mijëra qytetarë të tjerë pa karta identiteti fare!

Ishin 511,251 shtetas të cilët kishin të drejtë të votonin, prej këtyre 454,957 shtetas nuk kanë letërnjoftim ID të vlefshme për datën e zgjedhjeve!

Shumica e këtyre qytetarëve ishin demokratë dhe nuk morën pjesë në votime, sepse nuk u sensibilizuan nga qeveria shqiptare!

Duhet theksuar se ka bashki, ku numri i shtetasve, që nuk mund të identifikohen për të votuar, tejkalon shifrën e 30% të votuesve!