Xhelal Mziu: Gratë dhe vajzat dibrane ishin një forcë e madhe e Partisë Demokratike në degën Dibër

237
Sigal

Pas një jave nga përfundimi i procesit zgjedhor të 25 prillit, Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, për Partinë Demokratike, Xhelal Mziu ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat dibrane, ku i ka cilësuar ato, si një forcë e madhe e Partisë Demokratike në Dibër.

“Ato zonja, nëna, motra e bija të nderuar ishin shpresë plotë se ndryshimi do vinte dhe në fakt, në Dibër ja arritëm, falë përkushtimit dhe fisnikërisë të tyre. Së bashku ne arritëm objektivin në qarkun tonë ndonëse në Shqipëri jo, sepse, tjetërsimi i votave, në mënyrë kriminale, bëri që progresi i vendit të frenohet.”,- është shprehur Mziu më anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka treguar dhe momente nga takimi.

Mesazhi i tij i plotë:

Gratë dhe vajzat Dibrane me Kryetare znj.Dafina Muda ishin forcë e madhe e Partisë Demokratike në degën Dibër!

Ato zonja, nëna, motra e bija të nderuar ishin shpresë plotë se ndryshimi do vinte dhe në fakt, në Dibër ja arritëm, falë përkushtimit dhe fisnikërisë të tyre.

Së bashku ne arritëm objektivin në qarkun tonë ndonëse në Shqipëri jo, sepse, tjetërsimi i votave, në mënyrë kriminale, bëri që progresi i vendit të frenohet.

Nderime të përhershme për ju dhe familjet tuaja !