Xhelal Mziu: Dibra e bllokuar dhe në ERRËSIRË 3 ditë rresht

230
Sigal

Xhelal Mziu, drejtuesi politik dhe kandidat për deputet i PD-së në Qarkun e Dibrës denoncon se edhe dje, për të tretën ditë rradhazi Dibra është e bllokuar nga dëbora dhe në errësisë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Denoncimi i Xhelal Mziut:  Skandal. Dibra e bllokuar dhe në ERRËSIRË. Edhe sot pas tre ditësh janë shumë zona të izoluara. Rruga nga Zall Dardha drejt Reçit, ebde e pa kalueshme, rrugët e njësive administrative, Lurë, Selishtë, Reç, Kala e Dodës dhe Melan janë ende të pa hapura, ose të hapura pjesërisht nga vetë banorët. Rrugët e Ostrenit, Trebishtit, Martaneshit në Bulqizë dhe Xibrit e Macukullit në Mat janë ende të pa hapura. Prej më shumë se 48 orësh janë në Errësirë  dhjetëra  njësi administrative të Dibrës,Bulqizës dhe Matit. Në Dibër: Lura, Selishta, Zall Dardha, Reçi, Luznia, Sllova, Melani janë ka tre ditë pa energji. Në Bulqizë: Ostreni, Trebishti, Zerqani dhe Martaneshi janë  pa energji. Në Mat: Xibri dhe Macukulli janë pa energji elektrike.