Xhaferri: Rrugët vijojnë të përgjaken, masat parandaluese mbeten në letër ose në facebook!

Ditën e enjte në Parlament ngrita alarmin për sigurinë rrugore ku kërkova që masat të jenë të menjëhershme, por si çdo alarm që ngremë ne si opozitë, bie në vesh të shurdhër.

Sot u shënua tragjedia e radhës ku një 6 vjeçar u përplas për vdekje pranë shkollës së tij në fshatin Mengel të Elbasanit në orën 8:00 të mëngjesit.

Sigal

Në një vend normal ato policët që i nxirrni të shumëfishuar në protesta, do ishte e udhës të ishin dhe pranë shkollave, pranë kryqëzimeve dhe në rrugët e vendit që po përgjaken nga kamikazët në timon.