Xhaferri: Qytetarët nga Shqipëria shpenzojnë 9.1 milionë euro në muaj për naftë në Maqedoninë e Veriut!

Nga Besart Xhaferri/

Plot 9.1 milionë euro në muaj shpenzojnë qytetarët shqiptarë për të blerë naftë në qytetet e Maqedonisë së Veriut.

NOA

Kjo ndodh sepse në Maqedoninë e Veriut një litër naftë tregtohet me 1.52 euro, ndërsa në Shqipëri nafta tregtohet me 2.1 euro, gati 40% më shumë se në vendin fqinj.

Kjo është arsyeja që shqiptarët çdo ditë blejnë rreth 200 mijë litra naftë në pikat e karburantit në qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Janë qytetarët e Dibrës, Bulqizës, Elbasanit, Librazhdit dhe Pogradecit që çdo ditë drejtohen për në Maqedoninë e Veriut për të blerë naftë.

Kjo sepse shteti i tyre i vjedh edhe te gjaku i ekonomisë, që është karburanti.