Xhaferri: Proda dhe Hoxha dëshmuan se janë peng të krimit dhe jo të ligjit!

68
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Refuzimi i Policisë Shtetit për t’i ardhur në ndihmë Gardës për të menaxhuar protestën e Bashkisë Tiranë para SPAK në mbrojtje të Hajdutit, Erion Veliaj, ekspozon qartë Ervin Hoxhën dhe Ilir Prodën si peng të krimit.

Frika e Edi Ramës nuk lidhet as me SPAK as me Erion Veliajn por me Amerikanët dhe me grupet kriminale së cilave Edi Rama u kishte dhënë garancinë për pastrimin e parave në ndërtim në Tiranë.

SPAK dhe DEA kanë zbërthyer skemën dhe e dinë kush është Arkitekti.

Edi Rama do përgjigjet për çdo krim të tij dhe çdo pasuri e vënë nga vjedhja do ti konfiskohet duke nisur nga koleksioni i verërave që vlen sa një shkollë e re e ndërtuar.