Xhaferri: Pasi i falimentoi eksportuesit me narkoeuron, Rama, kartelet dhe call centerat janë të vetmet brande “Made in Albania” në Evropë!

Nga Besart Xhaferri/

Rënia e euros në nivelet më të ulëta të histories sonë, për shkak se Edi Rama hapi traun për narkoeuron, ka sjellë pasoja fatale për qindra sipërmarrje eksportuese shqiptare, veçanërisht fasonët, të cilët kanë rreth 80 mijë të punësuar.

NOA

Sot, arkitekti i narkoeuros dhe i kriminalizimit të ekonomisë zhvilloi një takim me bizneset eksportuese, ku nuk premtoi asnjë mbështetje dhe asnjë kompensim për këtë kategori, që është shpirti i sipërmarrjes shqiptare, teksa paturpësisht kërkoi që të avancojë me projektin “Made in Albania”.

E vërteta është se tani në Evropë ka vetëm 3 brande “Made in Albania”, një janë kartelet e drogës, të cilat kanë ndikuar në çmimin e kokainës në Evropë, dhe brendi i dytë është Edi Rama, falë të cilit lulëzuan këto kartele.

Brandi i tretë janë call center-at që nga kullat e Tiranës zhvasin qytetarët evropianë.