Nga Besart Xhaferri
As 9 muajt në burg nuk ia kanë hequr maskën e hipokrizisë Erion Veliajt, njeriut që sa herë sheh kamera, nuk ka rëndësi nëse janë live apo me kasetë, nis të aktrojë deri në pështirosje.
Përtej disa kritikave “alla Kadri Hazbiu” për bashkëpunëtorët e partisë që e prenë në besë, ai edhe sot foli sikur të kishte shërbyer si prift në krye të Bashkisë dhe jo si njeriu që e ktheu Tiranën në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të korrupsionit dhe narkotrafikut.
Ai fliste për orët e gjata në punë, por nuk tha asgjë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, që u bë kurbani i parë i aferës së inceneratorëve, nuk tha asgjë për delegatët e ‘Ndranghetës’ që priste në zyrë.
Kreu i bandës “5D”, nëse nuk denoncon tutorin e tij në plaçkitje, Edi Ramën, as e drejta e fjalës nuk i bën punë, pasi ai e ka vrarë këtë qytet, e ka vjedhur, e ka poshtëruar dhe e ka kthyer në një xhungël, ku rriten më shpejt kullat se pemët.
Inceneratorët, 5D, Teatri, Ardit Gjoklaj dhe masakra zgjedhore janë krime që nuk mund të amnistohen.






















