Xhaçka: Doganat do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Nga nesër çdo qytetar të këtë me vete testin

250
Sigal

Ministria e Mbrojtjes informon se pikat kryesore doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00.

“Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00”,– ka deklaruar ministrja Olta Xhaçka.

Ndërkohë ministrja tha se nga nesër çdo qytetarë duhet të ketë testin e për koronavirusin.

“Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Gjithashtu dhe ministria e Jashtme në një komunikatë për mediat shprehet se pala greke ka pranuar mbajtjen hapur, deri në orën 22:00, të pikave doganore.