Workshopi i 1rë Greko – Shqiptar i bashkëpunimit në sektorin bujqësor më 5 Prill

496
Bujqësia dhe blegtoria janë nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, me një kontribut në rritje tek Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit dhe tek punësimi, si edhe një përbërës i rëndësishëm i eksporteve shqiptare. Greqia dhe Shqipëria, si dy vende fqinje, në kontekstin e një partneriteti të qëndrueshëm strategjik, munden që të punojnë së bashku për përfitime reciproke, përmes transferimit të njohurive, teknikave të kultivimit dhe përdorimit të teknologjisë, me qëllim rritjen e prodhimit dhe të të ardhurave nga sektori i bujqësisë. Duke njohur hapësirat për sinergji, Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke në Tiranë, organizon Workshopin e 1rë Greko-Shqiptar të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, në Korçë, ditën e Mërkurë, 5 Prill, 2017, në orën 10:30, në hotelin Grand Palace Korce, (Hall Korce International) me temë “Growing ideas & opportunities”. Ekspertë nga Greqia do të flasin për çështje me interes për sipërmarrësit shqiptarë dhe për ekspertët e sektorit bujqësor, si janë p.sh. fermerët dhe kultivuesit, akademikët dhe ekspertët, agronomët, blegtorët, tregtarët dhe shpërndarësit e plehrave kimike dhe pesticideve, fidanëve, farave dhe produkteve të tjera bujqësore, etj. Temat e workshopit kanë lidhje me pemëtarinë dhe bimët aromatike, prodhimin blegtoral, çertifikimin e produkteve dhe laboratorët, sistemet e informacionit në bujqësi, instrumentet financiare dhe programet R & D etj. Eventin, i cili organizohet nën patronazhin e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në Shqipëri, do ta nderojë me praninë e tij, edhe Ministri, z. Edmond Panariti.
Sigal