Workshop BE-KE/ Kreu I KQZ: Lidershipi politik të tregojë shtetari, të deklarojë reformën e financimit çështje prioritare

682
Kryetari I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mori pjesë në workshopin “Sruktura e mbikëqyrjes së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore”, organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli I Evropës.
Ky workshop vjen në kuadër të projektit që KQZ me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI) po zhvillon mbi financimin e partive politike, kontrollin financiar të fushave zgjedhore me synimin për ngritjen e sturkturës mbikqyrëse dhe forcimi I kapacitete vetë KQZ. 
Aktiviteti do të vijojë ditën e dytë me trajnimin e ekspertëve finaciarë që monitoruan fushatën zgjedhore të 25 qershorit dhe auditet të cilët auditojnë financat e partive politike. 
Fjala e plotë e Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri.
I nderuar z. Neukirch, 
E nderuar zj. Vanwymelbeke,
Të nderuar pjesëmarrës,
Më shumë se sa fati, unë besoj se është mençuria e organizatorëve që na bën t’i zhvillojmë këto takime në kohën e duhur, në kohën kur vëmendja për tematikën e financimit të zgjedhjeve është më e madhe, por edhe kur mundësia për të ndikuar pozitivisht mbi proceset është më e lartë. 
Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore është ende i freskët në detyrë, përkushtimi publik i aktorëve është në kulm, angazhimi për të bërë mirë është tejet serioz.Nëse duam që zëri ynë të dëgjohet dhe opinionet tona të kenë impakt, tani është koha të dalim përpara, të përfshihemi, të flasim, të debatojmë, të propozojmë e të kërkojmë.
Në këtë kuptim, unë e mirëpres dhe e përshëndes këtë tryezë dhe me këtë bindje, i falenderoj përzemërsisht organizatorët për mundësinë që na ofrojnë.
Vetëm para pak ditësh u njohëm me raportin përfundimtar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe atë të OSBE/ODIHR. Ato përmbajnë rekomandime edhe për financimin e partive politike. Rekomandimet për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore i adresohen legjislatorit dhe KQZ-së.Sa i përket KQZ-së, unë ju siguroj se institucioni që drejtoj, rekomandimet e këtyre dy organizmave i ka pjesë të axhendës së punës tij. 
Në Shqipëri është zakon t’I referohesh raporteve të ODIHR-it, duke përmendur vetëm rekomandimet. Por unë dua më këtë diskutim të ndalem pak edhe tek pjesa përshkruese e raportit. Në këtë pjesë vëzhguesit kanë referuar tek akuzat publike për shitblerje të votës, kanë referuar tek shqetësimet për abuzimin me resurset shtetërore, kanë referuar tek mungesa e transparences së fondeve dhe shpenzimeve për fushatën. 
Të gjitha këto janë tema specifike të financimit të fushatës, me ndikim të drejtpërdrejtë dhe sinjifikativ mbi cilësinë e procesit. Sigurisht që ne që jemi mbledhur këtu nuk mund të na lënë indiferent, por, së pari, nuk duhet të lënë indiferent ata që në fushatë hidhnin “gurë” mbi njeri tjetrin, partitë politike. 
Tani nuk është koha për të hedhur “gurë”.Tani është koha për të ndërtuar “mur”.Tani “muratorët” e reformës nuk mund ta konsiderojnë përmirësimin rrenjësor të kuadrit ligjor për financimin çështje të dorës së dytë.
Tani është koha që lidershipi politik të tregojë shtetari dhe ta deklarojë reformën e financimit dhe transparencën e fondeve e të shpenzimeve çështje prioritare.
Transparenca është antidoti i korrupsionit zgjedhor, është matësi për cilësinë e zgjedhjeve. Prandaj nuk është gabim të thuash se cilësia e reformës së ardhshme zgjedhore, matësin e vet e ka gjithashtu tek transparenca financiare dhe e shpenzimeve të fushatës që do na japë. 
Sa më shumë partitë do pranojnë transparencën dhe llogaridhënien publike si standarte të domosdoshme zgjedhore, aq më i madh do jetë kontrolli i shoqërisë mbi ligjëshmërinë e fushatave, aq më i vogël do jetë abuzimi dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve, aq më e pastër do jetë konkurrenca politike, aq më të mira do jenë zgjedhjet.
Shtyllat bazë të rregullimit të ri ligjor janë hedhur nga raporti i ODIHR-it. Nevojitet kuadër i ri rregullator, i qartë dhe i harmonizuar, trasparencë paraprake e fondeve të fushatës nga ana e partive politike, bashkëpunim i plotë i partive me monitoruesit, metodologji moderne monitorimi dhe raportim në kohë i gjetjeve. Publiku duhet të ketë akses të plotë tek informacioni për financimin përpara dhe pas datës së zgjedhjeve.
Ndryshimet e funditligjore të bëra nga Kuvendi pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ia kanë shtuar kompetencat e KQZ-së përsa i përket rritjes së transparencës së financimit të partive politike. KQZ-ja ka vullnet të plotë për ta përmbushur këtë detyrë me sukses.
Siç dihet tashmë, aktet nënligjore të miratuara nga KQZ për monitorimin e fushatës zgjedhore u hartuan më ndihmën e eskpertëve të KiE brenda një kohe shumë të shkurtër. 
Aktualisht, KQZ me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës po punon intensivisht për strukturën e mbikqyrjes së fianncimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Me ekspertët e KiEpo vijon puna për gjetjen e metodologjisë së duhur për mbikqyrjen financiare dhe përmirësimin dhe rritjen e kapaciteve të strukturës që mbikqyr financat e partive politike.
Kywork-shop është vetëm një nga aktivitetet e punës së vazhdueshme dhe intensive që po bëhet për të arritur zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike. 
Punimet e këtijworkshop-idotëndikojnë në thellimin e njohurive ligjore dhe shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira të kontrollit financiar nga ana e eskpertëve financiarë të pavarur. Trajnimi i tyre do të ketë ndikim në zbatimin me efikasitet të ligjit duke çuar në rritjen e transparencës mbi financat e partive politike. 
Në emër të KQZ-së shpreh falenderimet e sinqerta për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NDI për mbështetjen e pakursyer ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Suksesepunimevetëworkshopit.
Faleminderit!


Sigal