Washington Times: Diplomatët që punojnë hapur kundër Trump

548
Sigal

Gazeta më e madhe amerikane analizon situatën e tensionuar në Tiranë, duke ballafaquar raportin e DASH për Shqipërinë me qëndrimet e kundërta të diplomatëve të ambasadës amerikane. Imponimi i agjendës së ish-ambasadorit Lu dhe shefes së përkohshme aktuale mbi popullin shqiptar dhe qëndrimi i njëanshëm pro socialistëve. Ja shkrimi i plotë

“Washington Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, raportit të DASH për 2018-n dhe u referohet disa deklaratave të diplomatëve amerikanë të ambasadës në Tiranë. Në shkrimin e “Washington Times” u referohet qëndrimeve të ish-ambasadorit Lu, i cili mbështeste njëanshmërisht qeverinë socialiste dhe se mbështetësit majtistë anti-Trump vazhdojnë të njëjtën diplomaci, në kundërshtim me qëndrimin e DASH, i cili në raportin e 2018- shkuan se “Qeveria e tanishme socialiste është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetit”. Po të kemi parasysh, që kryeministri i qeverisë Rama, në fushatën presidenciale të SHBA në duelin Clinton – Trump deklaroi nga SHBA, se, nëse fiton kandidati Trump, atëherë “…ai përbën një kërcënim për botën”. Këto qëndrime të njëanshme të disa diplomatëve amerikanë në ambasadën e SHBA në Tiranë për qeverinë shqiptare, që janë në kundërshti edhe me politikën e DASH, ngjallin edhe një mosbesim tek shqiptarët dhe hedhin dritëhije për SHBA-në.

Ja çfarë shkruante “Ëashington Times”:

Ish-ambasadori amerikanë në Shqipëri, Donald Lu, ishte i mirënjohur për imponimin e agjendës së tij mbi popullin shqiptar, duke vepruar si car, në mbështetje të qeverisë socialiste sipas udhëzimeve të George Soros, në një nga vendet më pro-amerikane në botë. Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe ai u emërua ambasador në Kirgizstan, një situatë që ka nevojë për analizë të mëtejshme në një tjetër artikull. Megjithatë, duket se të emëruarit majtistë, anti-Trump të Obamës në Departamentin e Shtetit janë ende aktivë në Shqipëri, duke iu kundërvënë presidentit amerikan, për të cilin punojnë e i raportojnë, pasi supozohet që përfaqësojnë politikën e administratës jashtë. Leyla Moses-Ones është shefja e përkohshme e ambasadës deri në mbërritjen e ambasadorit të ri gjatë këtij viti. Postime të kohëve të fundit në Tëitter nxjerrin në dukje agjendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo riposton postimet e ish-shefit të shkarkuar dhe turpëruar të FBI-së, James Comey, i cili shfryn kundër presidentit tonë, sipas tij, gënjeshtar. A mund ta imagjinoni kreun e një ambasade amerikane në një vend të huaj të jetë aktiv në dëmtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe agjendën e tij? E di mirë që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë njoftimet për politikën e jashtme nga Shtëpia e Bardhë duke e ditur që ambasada në vendin e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë e madje edhe dëmton çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në këtë cep të botës? Shqipëria, anëtare e NATO-s, po bëhet vend i rëndësishëm strategjik teksa roli i Turqisë si aleate e SHBA po vihet në dyshim. Qeveria aktuale është kapur në tregtinë e drogës e kriminalitet dhe e majta në Amerikë ende e mbron, madje mbyll një sy për sjelljen e saj të paligjshme. Prania e punonjësve jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë është problem i madh. Në mënyrë të habitshme, Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec si ambadasoren e re në Shqipëri. Ajo është përmendur në një hetim të vonshëm të Dhomës (së Ulët në Kongres) si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele teksa ai përgatiste dosjen e rremë për Trump dhe u përpoq të rrëzonte një president. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trumpit mund ta ketë zbuluar lojën e saj, teksa konfirmimi u vonua në mënyrë të papritur. Në çdo rast, kemi mësuar se Lu ende vjen rrotull nëpër Shqipëri, çuditërisht nuk është kthyer në SHBA, meqenëse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë. Burimet na kanë bërë të ditur se ai po vepron në këtë mënyrë për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, për të dhënë udhëzime për të folur mirë për kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të çimentuar agjendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik. Synimi është ta shesin kryeministrin socialist si një “lider i madh” dhe “reformën në drejtësi” të nxitur nga Lu si sukses të madh, duke injoruar plotësisht efektet reale të procedurës që çoi drejt një vendi pa gjykata dhe me krim të organizuar të shfrenuar. Për këtë do të flasim më tepër nesër. Demokratët, shërbyesit e Obamës, janë gati të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë cipë. Nuk kanë profesionalizm siç e tregon aktiviteti i Leyla Moses-Ones në rrjetet sociale.

A janë diplomatët amerikanë në Tiranë në dakortësi me raportin e DASH për Shqipërinë?

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses-Ones, (kur kishte ambasador ishte në radhën e tretë pas tij), ka lëvduar sot policinë shqiptare për punën e bërë kundër terrorizmit. Sipas saj organizata e policisë shqiptare, në këtë drejtim, por edhe në fusha të tjera është ndër më të mirat në Evropë. “Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse gjatë 2 viteve të fundit në ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar terrorizmin. Kohët e fundit policia arrestoi një individ të lidhur me terrorizmin. Më lejoni ta mbyll duke falënderuar Ardi Veliun dhe policinë e shtetit për luftën kundër terrorizmit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë”, deklaroi Leyla Moses-Ones. E nëse ka “shkëlqyer” në luftën kundër terrorizmit, kjo polici, që i funksionoka vetëm një sektor, (që edhe kjo duhet parë me dyshim), në raportin e DASH, nuk shkëlqen hiç, madje është kthyer në problem serioz. “Shqipëria është një vend burim i kanabisit. Shqipëria është shndërruar në rritje në një vend tranziti për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e burimit drejt tregjeve evropiane. Droga e sekuestruar dhe arrestimet janë shtyrë gjerësisht nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar. Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore”. Këto janë gjetjet e DASH për vitin 2018 për sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria. Padyshim që ky nuk është vlerësim për “policinë më të mirë në Evropë”…! Po nëse lëvdatat pa karar i mori për çështjen e terrorizmit, po ngjarja në Rinas a kishte elementë të terrorizmit? Pesë persona të armatosur rëndë u futën në barkun e avionit me 104 pasagjerë. Morën ç’deshëm, (thasët me para të tre bankave) dhe ikën. Dhe këta grabitës i kishin të gjithë mundësitë ta rrëmbenin atë avion, që desh Zoti nuk ndodhi. Gjithçka ishte në dorë të tyre, por fatmirësisht nuk u shënua ky akt i mirëfilltë terrorist. Ndaj në këtë rast duhet ndarë njëherë e përgjithnjë ose i duhet besuar DASH-it, që e nxin problemin e trafikimit dhe kultivimit të narkotikëve ose Leylas! Nga Boldneës.al

 

Ish-zyrtarit të lartë të SHBA: Anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në BE u jep oksigjen pushtetarëve të korruptuar

Ish-diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee, e quajti jo realist anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2025. Duke folur në takimin “Zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Uashington, Yee u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mos e braktisin ëndrrën e integrimit evropian. “Disa kleptokratë, zyrtarë të korruptuar mund ta përdorin anëtarësimin për t’i gënjyer popujt e tyre duke premtuar anëtarësim në BE për dy, tre apo pesë vjet. Unë nuk kërkoj alternativa të tjera për integrimin evropian, por një agjendë të qartë përparësish.”Ndër të tjera, zyrtari amerikan shtoi se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se as BE-ja, as SHBA-ja nuk po ia kushtojnë rajonit rëndësinë që do të duhej. Duke u ndalur në ccështjen e Kosovës e kryesisht në takimin presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç në Berlin, Hoyt Yee takimi i Presidentëve me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nuk është vendimtar për dialogun mes dy vendeve, por është një shans për të biseduar.