Vuçiç: Rama, mysafir i nderuar në Serbi

391
Sigal


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë
se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se
kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”.


Ai ka thënë për
televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se
Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës, lidhur me njohjen e Kosovës dhe
Trepçën.

Vuçiç i ka bërë këto komente pasi Partia Demokratike e
Serbisë, një parti e krahut të djathtë, ka kërkuar dëbimin e Ramës nga Serbia
pas deklaratave të tij se Serbia do t’i bënte mirë edhe vetes nëse do ta
pranonte pavarësinë e Kosovës.
 

DSS ka reaguar duke thënë se Ramës duhet t’i tregohet
rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet më.