Vuçiç pritet me protesta në Tiranë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja kundër minishengenit, përplasen me policinë

417
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon një protestë në Tiranë, kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik.

Siç shihet dhe nga fotot, aktivistë të shumtë janë mbledhur te lulishtja në krah të Presidencës, duke thirrur njëzëri “Kosova, Kosova, zemra e Shqipërisë”.

Nga ana tjetër, në rrugë ndodhen edhe forca të shumta policore, të cilat fillimisht janë përplasur me protestuesit, teksa i kanë spostuar këta të fundit nga trotuari përballë hotel “Rogner”, aty ku Rama po zhvillon takimin e parë me Vuçiç dhe Zaev.