Vuçiç mbështet Ramën, duke futur hundët në punët e brëndshme

125
Sigal

Kastriot Islami

Rama e Vucic ka kohë që bashkëpunojnë ngushtësisht e fshehtësisht, madje deri në detaje. Janë më shumë se shokë e miq antishqiptarë. Prandaj shumë shqiptarë të ndershëm e analistë mendojnë se Rama e Vucic kanë lidhje intime sikur të ishin vëllezër siamezë. Mendohet se vecanërisht kanë bashkëpunuar ngushtë për ndarjen e Kosovës, për të hedhur në erë pavarësinë dhe sovranitetin e saj, madje duke shkuar edhe më larg deri në cënimin e integritetit të saj territorial…

Shumë analistë, brënda e jasht vëndit, mendojnë po ashtu se tezat e marifetet e tyre kanë vënë në rrezik stabilitetin e rajonit, madje duke e pozinionuar Shqipërinë deri edhe kundër qëndrimit gjerman…Shumica dërmuese e shqiptarëve cdo ditë e më shumë po binden për vërtetësinë e këtyre përfundimeve duke e etiketuar Ramën ashtu sic e meriton, “tradhëtarin” e kombit shqiptar e të shqiptarëve, vetëm e vetëm për karriken e pushtetit të tij personal.

Mbështetja e hapur e Vucic për Ramën në javën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, me shumë gjasa ka qënë e porositur dhe konceptuar në zyrat e dizinformimit në Tiranë. Shqiptarët, kudo ku ndodhen, ndonese s’janë aspak nacionalistë të sëmurë apo naivë, por patriotë të ndershëm e të mencur janë ndjerë të intimiduar rëndë vetëm nga fakti që një nacionalist i njohur ka futur hundët në punët e tyre të brëndshme, duke mbështetur një individ që urrehet masivisht.

Por edhe kjo e keqe sic do gjë tjetër ka edhe të mirën e saj. Vucic duke dashur ta mbështesë Ramën e ka bërë njësh me të keqen e madhe që shqiptarët në shumicë dërmuese kanë vendosur ta shkallmojnë në 25 prill 2021.

Shqiptarët ndjehen të qetë që më në fund VERTETA doli në dritë të DIELLIT; askush s’ka më nevojë për më shumë argumenta e fakte që iu servisën publikut nga ata vetë: Përmes këtij veprimi antikushtetues të ndërhyrjes në punët e brëndshme të një vëndi fqinj, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, mund të thuhet pa hezitim se u zbardh emri i patrozhanistit të Ramës, ai quhet Aleksandër Vucic, që pati guximin ta vetedeklaronte edhe orientimin e Ramës. Tani mund të kuptohet qartë nga të gjithë shqiptarët:

1. Përse Rama i vuri trarin kosovarëve në rrugën e kombit;
2. Përse Rama vuri në rrezik pavarësinë e sovranitetin e Kosovës duke bashkëpunuar me Vucic edhe kundër Gjermanisë e Merkel për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në rajon…;
3. Përse Rama tentoi të inkriminonte Haradinajn që nuk lejoi cënimin e integritetit territorial të Kosovës;
4. Përse Rama goditi pas shpine Albin Kurtin që nuk pranoi lojrat e tij tinzare me Vucic në kurriz të Kosovës..;
5. Përse Rama u përpoq së bashku me Vucic, për interesa ta karrikes personale, të hidhnin në erë stabilitetin e rajonit, madje duke i futur thikën pas shpine edhe Gjermanisë, edhe Merkelit…;

Mbështetja haptas e Vucic për Ramën duke futur hundët në punët e brëndshme të Shqipërisë e mbi të gjithë në zgjedhjet parlamentare për një individ të urrryer e të diskretituar tregoi se fati e fundi i tyre duket i përbashkët…

Kjo mbështetje ka intriguar shumë shqiptarë, e vecanërisht socialistë të ndershëm, të mendojnë se Vucic është kryetari i vërtetë i Rilindjes kurse Rama, ndonëse cilësohet prej tij me tallje si “lideri ballkanik, nuk është gjë tjetër vecse një sekser i tij. Kjo mbështetje ka bindur shumë shqiptarë të ndershëm se fijet e manekinit Rama i lëviz sipas qejfit Vucic. Kjo ndërhyrje në punët e brëndshme të Shqipërisë evokoi kohët e vjetra duke provuar se pas Ramës është Vucic, apo gjithcka Rama thotë e bën është konceptuar e bashkërenduar me Vucic. Duke ju referuar gjithckaje kanë bërë e deklaruar Rama e Vucic së bashku, eshte krijuar perceptimi deri edhe bindja se të dy janë vellezer siameze me një dallim të përëndësishëm: Vucic është vëllai i madh kurse Rama është vëllai i vogël…

Sa për dijeni të Vucic që i referohet sondazheve të paguara majmërisht nga Rama: Mbështetja për NDRYSHIM në Shqipëri është mbi 75 përqind dhe mashtrimet e Ramës, të vendosura në gojën e Vucic, vecse rrisin edhe më shumë revoltën shqiptare, prandaj mbështetja e Vucic për Ramën ndonëse tenton ta shpëtojë atë, vetëm e fundos edhe më thellë në humbje… Por mbi të gjitha e damkos atë si TRADHËTARIN e KOMBIT SHQIPTAR…