Vrasja e policit në Kosovë, Shehu: Sulm i organizuar nga qarqet ultranacionaliste serbe

13
Sigal

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër. Sipas Shehut ky sulm ishte i parashikuar dhe i organizuar nga qarqet ultranacionaliste serbe në Beograd.

Reagimi i Tritan Shehut në Facebook:

Vrasja e policit, pershkallezim i nje strategjie destabilizuese!
Askush te mos kete iluzione:

Nuk mund te jete nje akt i shkeputur e as veper e disa keqberesve ordinere, sulmi mbreme i armatosur mbi policet ne Veri te Kosoves, vrasja e nje prej tyre, plagosja e dy te tjereve.

Ishte pa dyshim nje agresion i parashikuar, organizuar e se paku mbeshtetur nga qarqet ultranacionaliste serbe ne Beograd.
Por interesat shkojne shume me larg, te tentativat ruse per te krijuar nje vater tjeter konflikti.
Pjese kjo e nje strategjie me nje zhvillim ne rritje destabilizimi.

E rrezikeshme kjo jo vetem per ate pjese te Kosoves, Kosoves ne teresi, por per te gjithe Ballkanin Perendimor.
Veriu i Kosoves, Republika Serbska ne Bosnje jane pa dyshim pikat e koncentrimit te ketij agresioni.
Por qe kerkon me shume, shume me shume ne agresivitetin e saj.

Kerkon Jugosllavine e Re me Serbine e madhe, gje qe ju deshtoi me teorite e shkembimit te territoreve, Ballkanit te Hapur etj.
Tashme kjo eshte e qarte.

Prandaj dhe denimi jo thjesht i ngjarjes se mbremshme me force eshte domosdoshmeri.
Prandaj dhe ndarja e “viktimes” nga agresori duhet te jete i qarte.

Pa krijuar konfuzion e akoma me keq pa cuar ne shkembim te roleve.
Kete duhet te bejme ne, kete duhet te kerkijme edhe nga partneret tane.