Vrasja e 7-vjeçares nga polici me gomone/ Tedi Blushi: Koha t’i tregojmë vendin këtij regjimi kriminal!

212
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi inkurajon protestën e qytetarëve, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku një 7-vjeçare u aksidentua për vdekje nga një mjet lundrues në drejtimin e të cilit ishte një komisar policie. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Blushi shkruan se Partia e Lirisë mbështet protestën qytetare të enjten në 4 gusht ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, ai thekson se është koha për t’i treguar vendin këtij regjimi kriminal.

“Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare. Është koha për t’i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!”, deklaroi Tedi Blushi.