Votimi për kreun e parlamentit, Noka shpotit Ruçin: Dobësi të votosh veten

477
Gramoz Ruçi ka qenë kandidati i vetëm për kryetar parlamenti dhe votimi për të nuk ka pasur ndonjë surprizë pasi si PD ashtu dhe LSI janë shprehur kundër tij.
PD ka marrë pjesë në votim por ka votuar kundër, ndërsa LSI nuk ka marrë fare pjesë në votimin për Ruçin si kryetar parlamenti. Por nuk ka mjaftuar kjo nga ana e opozitës.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka pasur edhe një shpoti për Ruçin në kohën që ai është ngritur për të votuar.

Noka i ka folur nga vendi dhe i ka thënë: “Është dobësi të shkojë puna të votosh veten. Votojeni se e meriton. Është i partisë së vjetër por nga ana e deputetit socialist nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Sigal