Votimet/ Vjosa Osmani: Ditë historike, për koalicion flasim pas rezultatit, kemi hasur parregullsi

Kandidatja e parë grua për kryeministre në Kosovë nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka votuar paraditen e sotme.

Pas votimit në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se kishte vërejtur disa parregullsi në procesin e votimit që cënonin vullnetin e qytetarëve.

NOA

“Është ditë historike dhe vendimtare për Kosovën. Kosova do të ketë arsye për të festuar. Qytetarët të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe gjithçka të shkojë pa asnjë presion,”– tha Vjosa.

E pyetur nëse besonte në një koalicion paszgjedhor, kandidatja e para grua u shpreh: Flasim pas rezultatit të sotëm. Jemi informuar për disa parregullsi edhe njëherë bëj thirrje që qytetarët e Kosovës të lihen të votojnë të lirë. Kosova të dëshmojë që ka mundësi të ushtrojë një proces të drejtë dhe demokratik.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.

Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua