Votim masiv familjar në Bradashesh të Elbasanit, vëzhguesi i PS-së mban shënim numrat rendorë të votuesve (VIDEO)

117
Sigal

Euronews Albania raportoi votim masiv familjar në Bradashesh, ku po votohet elektronikisht.

Një tjetër problematikë e konstatuar ishte një listë me shkrim dore që një vëzhgues i Partisë Socialiste mbante me numrat rendorë të zgjedhësve që vinin të votonin në atë qendër votimi.

I pyetur me arsyen e mbajtjes së kësaj liste, ai u përgjigj se ishte për të ditur sa është numri i zgjedhësve që kanë ardhur të votojnë, pra për të ditur pjesëmarrjen.

Ai pretendoi se nuk kishe dijeni që makineria e nxirrte elektronikisht në kohë reale numrin e pjesëmarrësve në votim.