Votat preferenciale, Rama nuk merr as 300 vota në Himarë/ Ja më të votuarit

345
Sigal

Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve në bashkinë e Himarës. Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, më i votuar në Himarë rezulton Damian Gjiknuri, i cili ka marrë 1353 vota. Gjiknuri ia ka kaluar kështu edhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë 286 vota. Ndërkohë, më i votuar pas Gjiknurit në Himarë është kandidati Vullnet Sinaj, me 581 vota.