Votat për Reformën Zgjedhore, Rama pret në takim opozitën parlamentare

Edi Rama ka pranuar takimin pas kërkesës së opozitë parlamentare për t’u takuar me të në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore.

Takimi në fjalë do të zhvillohet ditën e sotme në orën 19:00 në Kuvend.

Sigal

Kujtojmë se dje kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.

Murrizi tha se 28 të opozitës parlamentar dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.